KF Këlcyra dhuron për familjen Rrapo, rikthehet buzeqeshja e fëmijëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga fundi i muajit nëntor, emisioni "BOOM" publikoi rastin e familjes Rrapo, e cila banon në fshatin Kuqar të Kelcyrës.

Tre fëmijët e familjes, mes lotësh rrëfyen se ushqeheshin vetëm me çorbë, ndërsa mamaja e tyre tregoi se në këto netë të ftohta fëmijët mbuloheshin me plasmas, pasi çdo pikë shi depërtonte në krevatin e fëmijëve.

Menjëherë pas transmetimit të kronikës, redaksia e "BOOM" është kontaktuar nga trajneri i Klubit të Futbolit Këlcyrës, Robert Spahiu, i cili tha se skuadra që ai drejton ka vendosë t'ia dhurojë familjes Rrapo shpërblimin e fitores në ndeshjen e fundit.

Djem të moshave 16-23 vjeç së bashku me trajnerin udhëtuan drejt fshatit Kuqar për të gëzuar fëmijët e familjes dhe për të zbutur sadopak varfërinë e tyre.

Robert Spahiu: Jam trajner i ekipit të Këlcyrës. U njohëm me varfërinë e kësaj familje nëpërmjet kronikës në Ora News. Ekipi KF Këlcyra kishte një ndeshje të dielën me ekipin e Patosit dhe sponsori ynë Andrea Barka kishte një premio për fitoren në këtë ndeshje.

Ekipi fitoi dhe të gjithë çunat ishin dakord që premion që morën për ndeshjen ta jepnin për këtë familje në nevojë. Ndërsa dy çunave të vegjël u kemi sjellë nga një uniformë sporti dhe dy topa futbolli që në të ardhmen të jenë pjesë e ekipit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kf-kelcyra-dhuron-familjen-rrapo-rikthehet-buzeqeshja-e-femijeve

Recommended