'Zonjat që bëjnë Shqipërinë'/ Antonela Hako: Si e nisa biznesin ushqimor

  • 5 years ago
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pranuar njërën nga kërkesat e studentëve duke shfuqizuar nenin 4 të vendimit nr. 288 të majit 2018 të qeverisë për tarifën mbi kreditet për provimet e mbartura për studentët. Ndërsa në një konferencë të dytë për shtyp Nikolla bëri me dije se do të ngrihet një grup pune me përfaqësues nga ministria, universitetet dhe studentët për tre pikat e tjera. Vetëm disa minuta më pas, Qeveria mori vendimin për shfuqizimin e VKM-së dhe vendimi u publikua në kohë rekord në Fletoren Zyrtare.

Referuar tre pikave të tjera të studentëve, ministrja Nikolla fillimisht tha se 'kërkesa për pjesëmarrjen në bordin e administrimit është e paparë', pasi sipas saj nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Lidhur me kërkesën për pe?rgjysmim të tarife?s se? studimit, Nikolla tha se është në dorë të universiteteve. Duke u ndalur te pika e fundit, kushtet në konvikte, ministrja u shpreh se qeveria ka investuar dhe do të investojë.

Vendimi i ministres Nikolla erdhi pas protestës së studentët të universiteteve të Tiranës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe fakultetit të Juridikut në Shkodër, të cilët bojkotuan mësimin edhe ditën e sotme duke kërkuar plotësimin e kërkesave. Megjithatë, pavarësisht vendimit të Nikollës, protestat e studentëve do të vijojnë sërish nesër para Ministrisë së Arsimit. Studentët kërkojnë plotësimin edhe të tre kushteve të tjera.

Paraditen e sotme në një moment situata u tensionua, pasi studentët në shenjë revolte hodhën drejt Ministrisë së Arsimit vezë, lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra higjenike. Në Elbasan protesta agravoi në thyerje xhamash, ndërsa u shqye edhe një derë te fakulteti i Infermierisë. Ndërkohë që drejt fakultetit të Ekonomisë u qëllua me vezë nga studentët. Studentët mbyllën protestën rreth orës 15:50 ndërsa paralajmëruan mbajtjen e një tjetër tubimi nesër në orën 10:00 sërish përpara Ministrisë së Arsimit për plotësimin e të gjitha kërkesave.

Katër kërkesat e studentëve
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit që anulua nga qeveria)
2. Pe?rgjysmimi i tarife?s se? studimit
3. Pe?rmirësimi i kushteve te? konvikteve
4. Bordi i Administrimit te? kete? nume?r te? barabarte? votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar nje? pe?rfaqe?sues nga studentët në bord.

Recommended