Shemben te tjera ndertime ne Unaze

  • 5 years ago
Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit nuk e kanë ndaluar as gjatë orëve të pasdites shembjen e objekteve që preken nga zgjerimi i Unazës së Madhe.

Shtëpia dykatëshe që u hodh në tokë u lirua vullnetarisht nga banorët, ndërsa pak më vonë u vijua me shembjen e një tjetër ndërtimi pa leje në zonën e Astirit.

Në të njëjtën kohë, një pjesë e banorëve të Astirit që preken nga zgjerimi i Unazës protestuan sërish, duke mbajtur të veshur jelekë portokalli, një model i huazuar nga protestat antiqeveritare në Francë.

Më herët gjatë ditës, një tjetër objekt u shemb nga fadromat e Ispektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pas dakordësisë së pronarit.

Por jo të gjithë banorët kanë pranuar vullnetarisht të shpërngulen për t?i hapur rrugën shembjes së ndërtimeve të tyre. Pronarët e një objekti në zonën e Laprakës, u përplasën  me policinë pasi kundërshtonin shembjen.

Në mbështetje të tyre dolën sërish deputetë të Partisë Demokratike. Familjeve që preken nga projekti i Unazës së Madhe u është ofruar nga Bashkia e Tiranës sistemim në banesa sociale që mund t?i përdorin pa afat, apo edhe dhënia e bonusit të qirasë për 3 vite.

Recommended