Ora News - 106 vjet Ushtri Kombëtare

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë ditë nga shpallja e Pavarësisë në Vlorë, 4 dhjetor 1912, u krijua ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dhe Ushtria kombëtare. Ministri i parë i Mbrojtjes shqiptare ishte Mehmet Dralla ndërsa shtabin e Përgjithshëm e drejtonte Ali Shkupi. Në atë kohë ushtria e Shqipërisë përbëhej nga 12 mijë vetë, si forca aktive dhe në rezervë dhe xhandarmëria.

Fillimi i Luftës së dytë Botërore i dha goditjen fatale ushtrisë por dhe shtetit shqiptar. Në kohën e luftës rolin e ushtrisë e morën forcat kombëtare antifashiste nacional çlirimtare të cilat në nëntorin e vitit 1944 arritën një numër të konsiderueshëm personeli në rreth 70 mijë, pothuajse 70% e popullsisë së vendit. Pas luftës ushtria nisi të funksiononte si një trupë normale në kohë paqeje dhe numri i personelit ra në 27 mijë. Në fillim të viteve 90 ushtria shqiptare u reformua duke hequr simbolet e komunizmit dhe duke marrë trajtën e një ushtrie të depolitizuar.

Pas kërkesës në vitin 1992 për tu bërë pjesë e NATO-s, në 1 prill 2009 Shqipëria u bë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo është arritja më e madhe e forcave të armatosura.
Në 2010 u hoq shërbimi i detyruar ushtarak.

Aktualisht ushtria shqiptar ka një personel aktiv prej 8500 vetësh dhe në rezervë janë 14 mijë persona. Zotëron një flotë ajrore prej 23 helikopterë transportues, 688 vetura luftarake, 28 anije patrulluese dhe dy anije luftarake.

Ministrja aktuale Olta Xhaçka është ministrja e 34 e këtij dikasteri nga viti 1912. Ndërsa ministri më jetëgjatë në këtë drejtim është Beqir Balluku, i cili ka qënduar 21 vjet në krye të këtij dikasteri, 1953- 1974
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/106-vjet-ushtri-kombetar

Recommended