Report Tv-Policia nxjerr listën e të shumëkërkuarve të Kukësit

  • 5 years ago
Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave më të kërkuar të qarkut të Kukësit. Në këtë listë është edhe Zylfije dhe Hamdi Haklaj, që kanë fituar azil në Suedi. Zylfije Haklaj është e dënuar me 25 vite burg, pasi mori hak për vëllezërit duke vrarë dy persona. Ajo akuzohet për vrasjet e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit në vitin 2002 në Tropojë.

Ndërkohë që në kërkim është edhe vëllai i madh i Haklajve, Hamdi Haklaj. Gjykata ka vendosur masën e dënimit prej 25 vitesh burg. Ish-polici Hamdi Haklaj akuzohet për vrasjen e vëllezërve, Besim dhe Guxim Demaj dhe Halil Hoxhës më 1998. Haklaj fillimisht u arrestua në Suedi ku i kishte shpëtuar arrestimit për shumë vite, por pavarësisht kësaj, drejtësia nuk mundi ta ekstradonte në drejtim të Shqipërisë, pasi në fillim të vitit 2008, ai fitoi azil politik ashtu si Zylfije Haklaj.

Recommended