Ora News - Progni zbardh objektivat: Koha që të flitet për Teutën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mesfushori i Teutës, Gerhard Progni, i ftuar në Fair Play nga Enkeleida Zeko ka komentuar situatën te klubi bregdetar. Pyetjes së moderatores Zeko për mënyrën se si Teuta i merr fitoret Skënderbeut, Progni bëri atë që di të bëj më mirë, e driblon. Ai ka folur dhe për objektivat e skuadrës ndeshje pas ndeshje, teksa beson se tani është koha për të folur për Teutën.

"Teuta gjithmonë i ka prishur punë Skënderbeut. Është një mace e zezë për të.Mund të ishte mbyllur që në ndeshjen e parë kjo ndeshje. Megjithatë e rëndësishme që kemi besim te njëri-tjetri dhe shpresojmë që të arrijmë lart. Ka ardhur koha që të flitet për Teutën tashmë. E rëndësishme që ne të mos humbasim. Shpresoj se ndaj Flamurtarit të kemi mbështetjen e tifozëve, ndërsa synojmë që në shtëpi të mos lëshojmë pikë."-tha Progni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/progni-zbardh-objektivat-koha-qe-te-flitet-teuten

Recommended