Ora News - Shkodra me kryetar të ri të PD-së, humb Ramiz Çoba

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy vota bënë diferencën dhe i dhanë fitoren Xhevdet Amullit, duke u shpallur kryetar i ri i Partisë Demokratike. Ai mori 243 vota, nga 241 që mori ish kryetari Ramiz Çobaj, ndërsa 8 vota u shpallën të pavlefshme. Në sallë bashkë me brohorimat e fitores nuk munguan as thirrjet poshtë komunistët, poshtë spiunët.

I pari që foli pas votimit ishte i deleguari Flamur Noka, që i ndoqi punimet e kuvendit zgjedhor dhe proçesin hap pas hapi. Ai tha se kjo është fitorja e parë, e asaj që do të pasohet me zgjedhjet vendore, ku PD do të triumfojë sipas tij.

Noka: PD po jep leksion si zhvillohet një proces, si votohet dhe si numërohet live në transparencë absolute. Tani sfida e radhës është ajo e zgjedhjeve lokale dhe politike.

Kryetari i ri Amuli falenderoi mbështetesit dhe vuri theksin se lufta nuk është brenda vetes, por me rivalët politik dhe tashmë nisin sfidat e forta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-me-kryetar-te-ri-te-pd-se-humb-ramiz-coba

Recommended