Derbi Partizani-Tirana

  • 5 years ago
Numri i biletave të shitura në këtë derbi është më i ulët në krahasim me të tjerët, kjo për shkak se edhe tifozët ultras të Tiranës nuk do të jenë të pranishëm në stadium.

Mungesa e tyre do të thotë diçka për Tiranën, por duke qenë se është një ekip udhëtues ka një sasi të kufizuar biletash. Presim që deri në nisjen e ndeshjes stadiumi t?i arrijë pritshmëritë e veta.

Disa orë para nisjes së takimit  ishin shitur rreth 3 mijë bileta, por me afrimin e sfidës mendohet që në stadium të ketë 5 mijë tifozë. në sportelin e biletarisë mbizotërojnë mbështetësit e Partizanit që bëjnë edhe parashikimin e tyre.

Si jashtë edhe brenda stadiumit do të ketë masa të rrepta. Policia ka një paralajmërim edhe për tifozët.

Dhimitraq Ziu, Zv/drejtor i Policisë së Tiranës: Të mos guxojnë të mbajnë lëndë piroteknike, pasi do të ushtrohet kontroll.

Derbi i dytë i këtij sezoni do të nisë në orën 18:00 në ?Selman Stërmasi?. Partizani kërkon të ruajë dominimin e viteve të fundit, ndërsa Tirana duhet të thyejë tabunë që nuk triumfon prej 14 takimesh. Trajneri Ardian Mema nuk do të ketë Grecën për këtë sfidë, ndërsa Skënder Gega me shumë gjasë nuk do të aktivizojë Alban Hoxhën, pas problemeve që ku i fundit pati me policinë për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Recommended