Ora News - Minatorët kalojnë natën para kryeministrisë, kërkojnë miratimin e statusit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Minatorët kanë kaluar natën të hënën përpara kryeministrisë. Ashtu siç kishin lajmëruar në datën 26, minatorët rinisën protestën për kërkimin e statusit të minatorit, i cili iu është premtuar nga kryeministri se miratohet brenda nëntorit.

Një grup minatorësh nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e kaluan mbrëmjen e të hënës përpara kryeminstrisë. Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorit që iu është premtuar nga kryeministri se do të realizohet brenda nëntorit.

"Kemi gjithë natën, ka rënë shi dhe kemi vuajtur pak, por nuk ikim pa marrë përgjigje", tha një minator.

Minatorët thonë se do të vijojnë me qëndrimin e tyre dhe protesta për të marrë të drejtat që i takojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/minatoret-kalojne-naten-para-kryeminsitrise-kerkojne-miratimin-e-statusit

Recommended