Ora News - Tusha, deputetëve të PS: Kërkoj besimin tuaj për kreun e KLSH

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Komisioni i Ekonomisë ka dëgjuar kandidaten e përzgjedhur nga presidenti Ilir Meta për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Tusha ka kërkuar besimin e maxhorancës për këtë post ndërsa ka premtuar angazhim në drejtimin e këtij institucioni.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushae përzgjedhur prej presidentit Ilir Meta si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit është dëgjuar në Komisionin e Ekonomisë.Tusha ka kërkuar votat e maxhorancës për këtë post.

Tusha: Mbi të njëjtat parime e me shumë respekt ju drejtohem ju të nderuar deputetë të Kuvendit që të më jepni përsëri besimin duke më votuar në pozicionin e kryetarit të KLSH. Përvojë 35 vjecare ne fushën e së drejtës, që përfshin edhe cështje të natyres financiare, e fituar nga detyra dhe angazhimet që kam kryer më kanë dhënë mundësinë jo vetëm të njoh se zbatoj ligjin, por të marr vendime bazuar në laegjislacionin që lidhet me taksat e tatimet.

Nëse do përzgjidhej në krye të KLSH Vitore Tusha premtoi se do të sjellë përvojat më të mira profesionale në krye të këtij institucioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tusha-deputeteve-te-ps-kerkoj-besimin-tuaj-kreun-e-klsh

Recommended