Ora News - “Drejtësi Pëllumbit”, dokumentar për lezhjanin e vrarë në policinë e Athinës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Drejtësi Pëllumbit? ishte premiera e dokumentarit të Aulon Kalasë mbi vrasjen e lezhjanit Pëllumb Marnikollaj në komisariatin e Policisë "Ano Patisi? në Athinë më 3 gusht 2016.

Kalaja në fjalën e tij të mbajtur, shpreh vështírësitë që ka hasur për ta kthyer këtë nismë në kauzë.

Kalaja: E kam pasur të vështirë për ta bërë këtë dokumnetar. Mentaliteti i parë që duhet të tejkaloja ishte se i ndjeri na paska vuajtur një dënim dhe nuk mund të ngrija një kauz me këtë njollë në biografi. Por përgjigjia ime ishte se mbi të drejtën e jetës nuk mund të prevalojë asgjë. Nëse ka bërë dicka të përgjigjet para dhe sipas ligjit dhe jo ti merret jeta nga xhelatët në një komisariat grek.

Mirënjohje dhe falënderime shpreh edhe babai i Pëllumbit për dokumentarin e mbajtur në nder të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/drejtesi-pellumbit-dokumentar-lezhjanin-e-vrare-ne-policine-e-athines
Recommended