Lule surprizë në emision për Dajanën, ja çfarë mesazhi mbanin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Moderatores së "Ditë e Re" në Ora News, i mbërriti një tufë me lule gjatë kohës që ajo ishte në transmetim të drejt për drejtë, duke drejtuar emisionin.

Fillimisht, prezantuesja e priti me mosbesim dhe batuta tufën e luleve, duke thënë: "Mos është ndonjë bombë!", por më pas situata u kthye paksa 'serioze', duke qenë se dërguesi i luleve kishte dashur të mbetej anonim.

E shquar për sinqeritetin e saj edhe në transmetimet direkte, Dajana e lexoi letrën në të cilën shkruhej: "Më jep edhe një shans! Anonim "

Mes pikëpyetjeve se kush mund të ishte personi që kërkon një shans, moderatorja përgjigjet me buzëqeshje: "U shtofshin burrat si ty...ose gratë!"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lule-surprize-ne-emision-dajanen-ja-cfare-mesazhi-mbanin

Recommended