Ora News - Rama mbron Arben Ahmetaj nga gazetarët: E sulmuat pa të drejtë, duhet të pendoheni

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj ndodhen ne konference per median

Rama mbron ministrin Arben Ahmetaj lidhur me reagimin e këtij të fundit lidhur me tarifën 100% të mallrave serbe.

Edi Rama: "Ministri Arben Ahmetaj nuk është penduar dhe ka folur në parim. Në parim tarifat janë të pashëndetshme për ekonominë. Patjetër por nga ana tjetër ajo që pashë dhe përsëris është se këtu nuk jemi në kushtet e një natyre ekonomike. Nuk është luftë tregtare që Kosova ka hapur me Serbinë, është reagim politik ndaj një shteti fqinj që tjetër thonë e tjetër bën, hiqet si viktimë dhe i ngul thika pas shpine Kosovës. Nuk ka pse të pendohet por ju duhet të pendoheni për të gjithë sulmet që i keni bërë të padrejta.

Qysh nga 1 janari Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit në Durrës

Edi Rama: Kush e sheh bashkëpunimin Shqipëri Kosovë me sytë e të shkuarës e ardhmja kërkon ta shohë me sy të së ardhmes.

Në pikat e kalimit kufitar vlejnë dokumentet e njërës palë.

Tarifa 100 % nuk është veprim ekonomik por reagim i qartë politik dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë nëtokë për të kuptuar se rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtoeht me thikë pas shpine dhe me reaksione negative sa herë që Kosovë kërkon të marrë një çertifikatë hyrjeje në Interpol.

Do të shkojmë drejt bashkimit doganor. Sot hedhim hapin e parë. Qysh nga 1 janari Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit në Durrës dhe më pas do të nisim hapat e tjerë të bashkimit doganor.

Shqipëria e Kosova pa Roming brenda 6 mujorit të parë.

Të dy doganat do të operojnë në një pikë bashkarisht dhe do të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qysh-nga-1-janari-kosova-do-te-kete-piken-e-vet-te-tranzitit-ne-durres

Recommended