Ora News - Në 10 muaj të 2018-s, 4182 raste dhune

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën botërore të dhunës ndaj gruas Ministrja e Shëndetësisë, ka shprehur domosdoshmërinë e ngritjes së një mekanizmi të referimit të çdo rasti dhune në të gjitha bashkitë.

Në çeljen e fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë me bazë gjinore, Ogerta Manastirliu, tha se duhet që rastet me bazë gjinore të parandalohen para se ato të shfaqin probleme.

Manastirliu: Gratë nuk lindin gra, ato lindin vajza ndaj që në vogëli duhet të punojmë për edukimin e tyre sepse arsimimi por edhe fuqizimi ekonomik i gruas janë elemente thelbësore për të reduktuar këtë fenomen, që për fat të keq, është ende i përhapur në shoqërinë tonë. Duhet shpejtuar ngritja e mekanizmit të referimit të dhunës në familje në çdo Bashki, si përgjigje e menjëhershme ndaj rasteve të dhunës në çdo komunitet, sa më afër viktimave të dhunës.

Ajo kërkoi një sensibilizim të të gjithë aktorëve për të luftuar këtë fenomen.

Manastirliu: Të vendosim një theks të ri mbi përgjegjësinë që jep çdo institucion që nga pushteti lokal, bashkitë, për atë çfarë ato duhet të realizojnë në kuptimin e ngritjes së shërbimeve sociale, të vendosjes së punonjësve socialë, psikologëve në çdo bashki në mënyrë që çdo komunitet të mundet të reflektojë problematikat dhe ato të kenë mundësi të garantojnë shërbimet e nevojshme.

Ndërkaq presidenti Ilir Meta i është bashkuar fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli", duke i dhënë në mbrëmje këtë ngjyrë Presidencës.

Vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, janë denoncuar 4182 raste dhune, nga të cilat janë bërë mbi 2500 kërkesë-padi.

Sipas të dhënave, një në 3 gra në Shqipëri raporton të jetë përballur të paktën 1 herë me dhunën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ne-10-muaj-te-2018-s-4182-raste-dhune

Recommended