Pamjet e të rinjëve para gjykatës, u arrestuan për incidentet te protesta për Unazën e Re

  • 5 years ago
TIRANË- Në ditën e 22-të të protestës për Unazën e Madhe, banorët e Astirit janë zhvendosur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në kohën kur në gjykatë po zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë, banorët kërkojnë nga gjykata lirimin e tyre. 

Kjo seancë vjen pas protestës së dhunshme para Parlamentit, e cila degradoi në dhunë fizike mes qytetarëve dhe policisë. 

Protestuesit për të cilët prokuroria do të kërkojë arrest me burg janë; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj. Ata akuzohen për ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme? dhe ?Prishja e qetësisë publike? e kryer në bashkëpunim.

Nga protesta u plagosën 15 efektivë, mes tyre efektivja Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta, ndërsa u shoqëruan 25 persona, nga të cilët 11 u mbajtën në burg dhe sot për 7 prej tyre prokuroria do të kërkojë masën ?arrest me burg? dhe për 4 të tjerë detyrim paraqitje.

Recommended