'Hiq çorapet e kuqe dhe martohu', Rama: Majko se 'gëlltiste' dot të isha kryetar i PS-së
  • 5 years ago
Sa herë ata janë bashkë në aktivitete politike të PS, nuk mungojnë batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Edhe sot në shpërndarjen e teserave të anëtarësimit për simpatizantët e PS-së në Njësinë Nr.5 në Tiranë, Rama ka shkëmbyer batuta me Majkon.

Për të disatën herë, Rama rrëfeu se kartën e anëtarësimit në PS ia ka dhënë Pandeli Majko. Duke u rikthyer në retrospektivë, kreu i qeverisë tha gjithashtu se Majko nuk kishte kishte qenë dakord që ai të kandidonte për kryetar PS-je. Ajo që i kishte propozuar Majko, tha Rama, ishte që ai të hiqte dorë nga çorapet e kuqe dhe të martohej.

Batutat e Ramës dhe Majkos:

Edi Rama: Kartën e parë me këmbë të mbare e jep Pandi, se Pandi gjithmonë ka pasur këmbë të mbarë. Ndonjëri dhe i ka humbur rrugës, por disa?

Pandeli Majko: Unë dua të bëj një ndryshim nga herët e tjera, dua që kartën ta jap një nga protagonistet e partisë?

Edi Rama: Kur u bëra kryetari i partisë me Pandin ishim kështu, jo në luftë, por në distancë luftarake. Se Pandi nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie që të jemi të qartë, se ju nuk e dini historinë, dhe unë u bëra. Mirëpo Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm. Mirëpo Pandi nuk e kishte gëlltitur dot këtë punë.

Unë shkova tek zyra e Pandit dhe i thash ?vajti si vajti kjo u bënë, ti nuk më deshe, por ja ku me kë unë këtu jam?. Më pa dhe në tha ?ti hiqi çorapet e kuqe, martohu dhe me mua je në rregull?. E donte kryetarin e partisë të martuar.
Recommended