Shillova: Do të arrestohet edhe personi i arratisur

  • 6 years ago
?Cak i operacionit policor kanë qenë katër lokacione dhe katër të dyshuar. Një nga të dyshuarit, M.R. i datëlindjes 1978 nuk është has në vendbanimin e tij, prandaj për të është lëshuar fletë arrest, respektivisht është në arrati, dhe atëherë kur do të haset nga Policia e Kosovës do të arrestohet edhe ky person. Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm, janë përdorur mjete dhe metoda të cilat janë të parapara edhe me procedura edhe me ligje aktuale në fuqi. Gjatë operacionit nuk kemi pasur asnjë person të lënduar, respektivisht asnjë zyrtarë policorë të lënduar. Gjithçka ka shkuar sipas planifikimit, edhe përkundër rezistencës të hasur në njërin nga vendet ku është bërë bastisja, zyrtarët policorë kanë arritur ta menaxhojnë me sukses. Të dyshuarit janë përkohësisht në objektet e Policisë dhe do të vazhdojë procedura ashtu siç parashihet me kodin e procedurës penale dhe sipas udhëzimeve që i jep prokurori?, tha ai.

Recommended