Ora News - Gega sfidon Flamurtarin: Na pret një ndeshje e vështirë, fitojmë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flamurtari-Partizani është takimi hapës i javës së 14-të në Superligën shqiptare. Një përballje ku pritet "luftë" e fortë sportive për shkak të objektivave që dy skuadrat kanë vendosur në fillim të sezonin. Në prag të kësaj përballjeje, trajneri i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë për shtyp, ku hodhi dritë në disa çështje të rëndësishme të skuadrës.

Gega: Fatmirësisht deri më tani kanë shkuar gjërat mirë kur jemi vetëm në 30% të kampionatit me 31 pikë, duhet të vazhdojmë me këto ritme. Ndeshja e radhës është shumë e fortë pasi luajmë ndaj një klubi me histori shumë të mirë, ndoshta një nga kubet më të mira të futbollit shqiptar. Jemi përgatitur për ndeshje të vështirë, por gjithçka ia lëmë fushës.

Mungesa e Alban Hoxhës?

Gega: Nuk ka sekret, por gjatë kohës nuk e shpall formacionin. Në stërvitje janë të gjithë njëlloj. Edhe Xhika është si Albani dhe kanë shumë të përbashkëta. Sot jemi përballë një sfide sepse kapiteni Hoxha nuk ka arritur të rikuperohet 100% kështu që i jepet Shansi Xhikës dhe besoj shumë te ai, pasi është lojtar me eksperiencë, person shumë pozitiv dhe do të mundohet t?ia bëjë më të lehtë skuadrës.Hoxha nuk është gati këtë javë dhe kjo është e rëndësishme dhe ne jemi përgatitur me Xhikën. Besoj se java tjetër është diçka ndryshe dhe besoj se Albani mund të jetë gati. Nëse bëhet gati, jemi numër plus, por nesër luajmë me Xhikën dhe fokusi është te kjo ndeshje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gega-sfidon-flamurtarin-na-pret-nje-ndeshje-e-veshtire-fitojme

Recommended