Miqësorja me Uellsin, Sulçe: Policia ka marrë masat e duhura, mungojnë tifozët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Uellsit, atmosfera në Elbasan vijon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte nga Elbasani, gazetari sportiv i "Ora News", Altin Sulçe pohoi se në rrugët e Elbasanit nuk gjenden shumë tifozë, sidomos shqiptar. Ndërsa shtoi se uellsianët në këtë përballje do të jenë të shumtë.

"20 autobus me tifozë uellsian kanë mbërritur në Elbasan për ndeshjen. Gjendja është e qetë. Policia po formon kordonin e zakonshëm, megjithatë në orët në vazhdim shpresojmë që të shtohen tifozët dhe njëkohësisht dhe ato të policisë. Skocezët dhe uellsianët po na japim leksione, për sa i përket asaj që ne e quajmë "turizmi sportiv".-tha gazetari sportiv i "Ora News".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miqesorja-me-uellsin-sulce-policia-ka-marre-masat-e-duhura-mungojne-tifozet

Recommended