Ora News - Vatikani flet shqip, koncert madhështor me emrat më të suksesshëm të artit shqiptar
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti jubilar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mblodhi mbrëmjen e sotme në një koncert të madh festiv emrat më të sukseshëm të artit shqiptar në botë nën moton "Bashkuar në muzikë në kujtim të Skëndërbeut".

Në koncertin e mbajtur në selinë e shenjtë, i organizuar nga përfaqësia diplomatike e shtetit shqiptar në Vatikan, dhuruan performanca fantastike këngëtari Ermal Meta, Elhaida Dani dhe sopranoja Inva Mula.

Në këtë atmosferë terësisht shqiptare nuk kishte si të mungonte tenori Kastriot Tusha me këngën mbarë popullore "Rredh në këngë e ligjërime".

Lorik Cana u shfaq në skenë me një interpretim mbresëlënës.

Pjesë e koncertit ishin dhe Dua Lipa, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Eno Peci dhe Erza Muqolli.

Më herët Papa Francesku priti një delegacionin të autoriteteve të larta të shtetit shqiptar kryesuar nga kryetari i kuvendit z. Gramoz Ruçi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vatikani-flet-shqip-koncert-madheshtor-me-emrat-me-te-suksesshem-te-artit-shqiptar
Recommended