Ora News - Mavraj: I kam kërkuar falje shokëve, kritikat ndaj Panuccit na dëmtojnë dhe ne

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ishte në krah të teknikut Christian Panucci në konferencën për shtyp përpara sfidës miqësore me Uellsin. Në prag të kësaj sfide, e programuar për ditën e nesërme, qendërmbrojtësi pohoi se sulmet nga Panuccit po i bëjnë dëm kombëtares, ndërsa shtoi se i ka kërkuar falje stafit për kartonin e kuq ndaj Skocisë.

Marrëdhënia me shokët e skuadrës pas kartonit të kuq?

Kemi diskutuar në dhomat e zhveshjes dhe të nesërmen për këtë çështje. Natyrisht i kërkova falje. Nuk i kryeva detyrat e mia si kapiten dhe si model i tyre, kështu që i kërkova falje skuadrës dhe trajnerit. Besoj se e pranuan por kjo është një gjë që mund t'i ndodh të gjithëve. Janë gabime që kanë ndodhur edhe më herët nga lojtarët e tjerë dhe janë pranuar shumë shpejt faljet. Duhet të afrohemi me njëri-tjetrin dhe të jemi të fokusuar për nesër.

Kritikat ndaj trajnerit. A duhet të merrni edhe ju përgjegjësi për këtë situatë?

Në këtë situatë, çdo pjesëtar i stafit ka përgjegjësitë e veta. Nëse ti si lojtar nuk i kryen detyrat e dhëna nga misteri edhe ti je përgjegjës për këtë situatë. Edhe ne si lojtar jemi duke e përjetuar keq këtë situatë. Më dhimbte në shpirtë kur dëgjoja ato kore kundër Panuccit, një gjë që nuk është aspak në ndihmë të skuadrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mavraj-i-kam-kerkuar-falje-shokeve-kritikat-ndaj-panuccit-na-demtojne-dhe-ne

Recommended