Ora News - Kryeministrat e Ballkanit në Vjenë: Duhen rrëzuar barrierat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kancelari i Austrisë Sebasntian Kurz deklaroi se BE do të jetë i plotë vetëm pasi pjesë e BE-së të bëhen vendet e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën para takimit të 6 kryeministrave të vendeve të Ballkanit Kurz tha se vendi i tij do të ofrojë mbështetje gjatë presidencës.

Sebasntian Kurz: "Ne mbështesim procesin integrues të Ballkanit dhe do të punojmë fort gjatë presidencës austriake. BE do të jetë i plotësuar me integrimin e Ballkanit Perëndimor."

Ndërkohë kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga BE liberalizimin e vizave duke shprehur bindjen se vendi i tij i ka plotësuar të gjitha kushtet në këtë drejtim

Ramush Haradinaj: "Nëse Europa nuk është në gjëndje të vendosë për heqjen e vizave për Kosovën edhe pas përmbushjes së të gjitha kushteve nuk do të jetë një sinjal i mirë në Kosovë të cilëve u është premtuar heqja e vizave pas ratifikimit me Malin e Zi."

Eurokomisioneri Hahn u shpreh se para integrimit vendet duhet të rrëzojnë barrierat mes tyre.

Hahn: "Është e rëndësishme të rrëzohen barrierat qofshin informale, qofshin formale, por dhe të prezantojmë elemente të reja"

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se vendet i dinë sfidat dhe asgjë nuk mund ta presin si diçka të garantuar.

"Jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpunimit dhe kuptojnë se ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk jepet si e mirëqënë por jam e sigurtë se do të kalojmë problemet."

E pranishme në konferencë kryeministrja serbe u ndal tek tarifat serbe për mallrat që janë vendosur nga Kosova, veprim të cilën e quajti dhunim të marrëveshjes së CEFTA-s ndërsa komisioneri Hahn kërkoi bashkëpunim ekonomik mes vendeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryeministrat-e-ballkanit-ne-vjene-duhen-rrezuar-barrierat

Recommended