Durrës, dyshime për tirol te makina e Drejtorit të Hekurudhave, gjendet një celular dhe shishe

  • 6 years ago
Drejtorit të Hekurudhave, Ani Dyrmishit dyshohet se i është vendosur poshtë automjetit tip "Volkswagen Passat" lëndë eksplozive.

Një shishe me ngjyrë të errët, brenda së cilës është hasur lënda eksplozive, është gjendur në vendin ku ishte parkuar makina e Dyrmishit, në lagjen nr 4 të Durrësit. Pranë saj raportohet se është gjendur edhe një telefon celular. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se në momentin e gjetjes së shishes dhe telefonit celular, makina e drejtorit të Hekurudhave nuk gjendej aty. Paraprakisht hamendësohet se ajo ka qenë e vendosur në makinë, poshtë vendit të shoferit.

Banorët e zonës kanë qenë ata të cilët i kanë vënë re objektet e që menjëherë më pas kanë njoftuar policinë, duke e informuar më tej se po në të njëjtin vend ishte parkuar makina e Dyrmishit. Ky i fundit, i cili në atë çast ndodhej në hyrje të Tiranës, është njoftuar për ngjarjen përmes një telefonate nga policia.Përpara se të vendosej në dhjetor të 2017-s në postin e drejtorit të Hekurudhave, Ani Dyrmishi ishte ish-drejtori i Hipotekës në Durrës. Në një listë të kryeministrit Edi Rama në korrik të 2017-s, Dyrmishi rezultonte midis 100 zyrtarëve më të korruptuar. Lista "e zezë" përmbante kryesisht emrat për të cilët qytetarët ankoheshin vazhdimisht. Megjithatë, deputetët socialistë më datë 18 korrik të këtij viti i dolën në krah Dyrmishit, duke argumentuar se duhet bërë kujdes në referimin e informacioneve.

Recommended