Report TV - Vrau në moshën 15-vjeçare/ Plagoset me granatë në lokalin e tij Albert Alterziu

  • 5 years ago
ELBASAN - Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në lagjen "Partizani" në Elbasan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari.

32-vjeçari, Albert Alterziu, ndodhej në ambjentet e lokalit kur është hedhur granata e dorës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Elbasanit. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv thanë se ngjarja dyshohet të ketë motive hakmarrje. Kjo pasi 32-vjeçari në moshë minorene ka qënë i dënuar për një vrasje. Ngjarja daton në vitin 2001, kur Alterziu, në moshën 15-vjecare, ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli. Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene. Ndërkohë, Albert Terziu është plagosur edhe në vitin 2013 gjatë një konflikti me thika në qytetin e Elbasanit.

Ai njihej si njeri problematik në qytetin e Elbasanit.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon mbi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Recommended