Report Tv-Shkodra si Palermo, në 6 muaj 7 viktima, 2 të zhdukur

  • 6 years ago
ReShkodra, e cilësuar si Palermoja e Shqipërisë, për shkallën e lartë të kriminalitetit dhe familjet mafioze që veprojnë në të, vitin e fundit është shndërruar dhe në qendrën e vrasjeve mafioze. Vetëm në 6 muaj e fundit, në këtë qytet janë regjistruar 7 viktima në atentate mafioze, numri i të plagosurve disa herë më i madh, ndërsa 2 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur. Përplasjet nisën me atentatin me tritol ndaj biznesmenit Lulzim Kulla, ky i fundit së bashku me shtatë të tjerë mbetën të plagosur.

Disa muaj më pas, në datë 18 qershor u ekzekutua me armë zjarri Mehdi Kavaja. Pronari i një servisi makinash, 60-vjeçari Kavaja u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët.

Pa kaluar ende mirë jehona nga kjo ngjarje e rëndë, qyteti verior do të tronditej dy muaj më pas nga ekzekutimi i ish-policit Boran Berçana, në një atentat ku mbeti e vdekur edhe bashkëjetuesja e tij, Silvana Ndoci. Ata u qëlluan më 15 korrik me armë zjarri automatike e llojit "M5P", ndërsa në automjet ndodhej edhe djali I tyre dy vjeçar, I cili fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar. Policia në vendin e ngjarjes gjeti 23 gëzhoja.

Në verën e nxehtë që lamë pas, nuk kishin të ndalur vrasjet mafioze. Më datë 10 gusht, u vra në një atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici. Ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër kur u qëllua. Autorët, ende të paidentifikuar, u afruan në lokalin që po pinte kafen dhe njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Lici dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Gushti nuk do të mbyllej me kaq në kryeqendrën e veriut, që tashmë opinion publik kishte nisur ta krahasonte me Palermon.

Recommended