Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Mid'hat Frashërit, do prehet pranë vëllezërve Frashëri

  • 6 years ago
TIRANE - Mbërrijnë në atdhe nga SHBA eshtrat e shkrimtarit dhe politikanit, Mid'hat Frashëri. Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure. Homazhet do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit. Mid'hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar. 

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore. Mid'hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1949 në Nju Jork të SHBA-ve.

Në ceremoninë  e homazheve që janë zhvilluar tek Akademia e Shkencave në nderim të figurës së Frashërit, kanë marrë pjesë personalitete të shquara të jetës politike dhe publike në vend. Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk munguan në këtë ceremoni dhe thanë se Mid'hat Frashëri, ishte një burrë i rrallë dhe një promotor i luftës për liri.

Kush ishte Mid?hat Frashëri:

Mid?hat Frashëri i biri i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ai njihet edhe me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Mid?hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë Abdyli vdiq i ri në burg. U rrit në kujdestarinë e xhaxhallarëve, rilindësve të shquar Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Patriot, njeri i ditur, Mid?hat Frashëri ka mbajtur në zemër amanetin e të atit Abdyl Frashëri, i cili gjatë qëndrimit në burg, u vendos të ekzekutohej nga xhonturqit. Kur u pyetën Abdylin nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: ?Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë?.

Recommended