Ora News - Botuesi Piro Misha: Një librari paguan taksa sa një dyqan këpucësh

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditët e sotme libri nuk promovohet, për më tepër rëndohet me taksa nga shteti. Të këtij mendimi janë botuesit, të cilët thonë se nuk mjafton që lexuesit të përqëndrohen tek libri vetëm në ditët e panairit.

Botuesi Piro Misha, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma ngre shqetësimin se në Shqipëri nuk ka librari, pasi taksat që duhet të paguajnë janë njësoj me një dyqan këpucësh.

Piro Misha: Panairi është një festë e libirt, një mundësi e madhe për kontakt, por duhet të ishte një moment për të reflektuar çfarë nuk shkon. Në një librari duhet të paguash të njëjtat taksa sikur ke një dyqan këpucësh dhe asnjë librari në botë nuk ekziston në këto kushte. Unë për 6 muaj u detyrova ta mbyll sepse jo se nuk kishte lexues, por sepse taksat ishin të mëdhaja për një produkt sic është libri. Në pjesën më të madhe të Shqipërisë libri nuk shkon, nuk ka librari, nuk ka biblioteka publike, bibliotekat publike kanë vite që nuk kanë më libra të reja. Ka ardhur momenti që libri të arrijë në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në Tiranë dhe Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/botuesi-piro-misha-nje-librari-paguan-taksa-sa-nje-dyqan-kepucesh

Recommended