Ora News - Lila e Djimshiti optimist: Luajmë si skuadër për të arritur objektivin madhor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy futbollistët e kombëtares, Andi Lila dhe Berat Gjimshti kanë dalë sot në konferencë për shtyp në orën 13:30 në ambjentet e kompleksit ?Tropikal?, në vigjilje të dy ndeshjeve të rradhës. Shqipëria do të përballet në datën 17 nëntor ndaj Skocisë, në Shkodër dhe në datën 20 nëntor ndaj Uellsit në ?Elbasan Arena?.

Andi Lila në fjalën e tij u shpreh:?Për mua çdo ditë me Kombëtaren është e veçantë. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që gjithmonë të jemi me ritme të larta. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta. Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200%, kjo është e vetmja rrugë. Në qoftë se japim më të mirën, nuk do të kemi probleme. Kombëtarja tani është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lila-e-djimshiti-optimist-luajme-si-skuader-te-arritur-objektivin-madhor

Recommended