Balla: Vlerësojmë Vitore Tushën, “Lleshaj” lapsus i Metës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se Kuvendi do të diskutojë të enjten propozimin e Vitore Tushës për kreun e KLSH.Balla tha se grupi i PS, e vlerëson personalitetin e Vitore Tushës për funksionet që ka mbajtur dhe se është sukses që ajo ka kaluar vettingun.Por krahas këtyre deklaratave Balla deklaroi se Kuvendi do të ndjekë procedurat ligjore për kandidaturën e Vitore Tushës.?Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga Komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim  procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S' do ketë as vonesa, as nxitim.?Lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, Balla deklaroi se Kushtetuta është e qartë dhe se problemi u krijua pa dashje nga ana e presidentit.?Kjo çështje ka pas një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri. Për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e presidentit sepse kushtetuta është shumë e qartë"

Recommended