"Ju flet Moska": Patriotizëm apo nacionalizëm, debati Macron-Trump

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar debatin e hapur mes Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe atij të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me patriotizmin dhe nacionalizmin.

Kastriot Myftaraj: Një debat interesant është krijuar mes presidentit të Francës Macron dhe presidentit të SHBA, Donald Trump. Është Macron që ja ka hedhur dorashkën për një debat teorik presidentit Trump. Madje në një mënyrë jo shumë me takt. Gjthçka ka ndodhur në një ceremoni në Francë ku Trump ishte i ftuar.

Është fjala për një pjesë të fjalimit të Macron ku ai qorton ashpër pa emër, ata të cilët lartësojnë kauzën nacionaliste për kundër asaj të patriotizmit.

Macron thotë: "Patriotizmi është e kundërta e nacionalizmit. Nacionalizmi është tradhti mbi patriotizmin, duke thënë interesi ynë i pari, nuk kanë rëndësi të tjerët. Ne zhdukim atë çka kombi ka më të shtrenjtë, çfarë i jep jetë dhe çfarë e bën më të madhe dhe çfarë e bën thelbësore, vlerat morale.

Është interesante kur dy burra të mëdhenj shteti futen në një debat të tillë shekullor. Nacionalizmi apo patriotizimi?

Çështja është tani për të kuptuar diçka në këtë debat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-patriotizem-apo-nacionalizem-debati-macron-trump

Recommended