Banorët e ‘Unazës së Re’ qëllojnë me vezë Bashkinë e Tiranës dhe bllokojnë rrugën

  • 6 years ago
TIRANE - Banorët e ?Astirit?, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të ?Unazës së Madhe?, kanë dalë sërish në protestë, por këtë herë përpara Bashkisë së Tiranës. Ata kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin e automjeteve si dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të Bashkisë. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe si "Shtëpitë do i mbrojmë me trupat tanë", "Dy duar për një kokë", "Duam pronat tona", "Kryeministër ku je fshehur?", "Lali Eri ku je fshehur?" apo dhe "Fuqia e njerëzve më e madhe se njerëzit në fuqi".

Banorët kërkuan takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, për të marrë përgjigje lidhur me kërkesat e tyre për kompensim e shtëpive me vlerën e tregut. Banesat në "Unazën e Re" janë ndërtuar pas viteve '90 dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të legalizuara.

Recommended