Asnjë i dyshuar për vrasjen e Harizajt, makina e djegur e autorëve 'braktiset' nga policia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë ditë pas vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj, policia e Durrësit nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.

Edison Harizaj i njohur edhe si "padrino i Vlorës" u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë.

Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.

Edison Harizaj është hetuar nga policia dhe Prokuroria e Vlorës për disa ngjarje të rënda në këtë qytet përfshirë edhe zhdukjen e Albano Xhaferrit në qershor të këtij viti, por pa gjetur prova për ta arrestuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/asnje-i-dyshuar-vrasjen-e-harizajt-makina-e-djegur-e-autoreve-braktiset-nga-policia

Recommended