Si vrau Edi Harizaj Erjon Ahmetin dhe plagosi 2 të tjerë në Vlorë në 1999

  • 6 years ago
Viktima Edison Harizaj, ka qënë i dënuar me 19 vite burgim nga gjykata e Vlorës për akuzën e vrasjes me paramentim të Erjon Ahmetit dhe plagosjen rëndë të Ferdinand Deda dhe Neritan Rama. Në këtë krim të ndodhur në 22 korrik 1999, Harizaj ka bashkëpunuar dhe me dy persona të tjerë të quajtur Alfons Merkaj dhe Skerdilajd Pashaj.

?Shqiptarja.com? mëson se fillimisht Harizaj është dënuar për këtë ngjarje me 25 vite burgim, por ky vendim është prishur nga Gjykata e Lartë, e cila ka vendosur të rikthejë dosjen për rigjykim. Harizaj, më pas ka proceduar me gjykim të shkurtuar, duke përfituar ulje dënimi dhe dënimi i tij përfundimisht ka qënë 19 vite burg. Në dokumentacionin që ka siguruar gazeta, rezulton se në datën 22 korrik 1999, Erjon Ahmeti dhe shtetasi Ferdinand Deda po udhëtonin me një makinë tip ?Benz? me ngjyrë të bardhë me targa VL 3634 A në drejtim të ?Skelës? dhe në afërsi të Xhamisë, tek pallatet e quajtura ?Kullat?, kanë ndaluar në anë të trotuarit ku ndodhej Neritan Rama.

Recommended