Report Tv-Varrimi i ekstremistit grek reagon Rama dhe Tsipras

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas varrimit të ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës. Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook i cili i kërkon Ramës që të ndërhyjë shteti shqiptar para provokimit të ekstremistëve grekë.

Rama thotë se shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh. Kryeministri thotë se qytetarët e Bularatit janë qytetarë të nderuar të Shqipërisë. Rama thotë se ata që ngritën sot në Bularat flamurin e Vorio-Epirit janë disa të pagdhendur që ulin dinjitetin e flamurit të tyre.
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka reaguar pas ngjarjeve në Bularat në varrimin e Konstandinos Kaçifas, të vrarë gjatë përballjes me armë me policinë shqiptare. Gjatë një një interviste në studion e televizionit Alpha, i pyetur për ngjarjen në Bularat, si dhe për një deklaratë që ka bërë nëna e Kaçifas se: ?Nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga Tsipras?, kryeministri grek është shprehur se e kupton dhimbjen e nënës së Kaçifas, por ka theksuar se dialogu me Shqipërinë ka për të vazhduar.

Recommended