Pa Gjurmë- Në kerkim të Afrim Verces/ Ja te rejat pas investigimit në Shkodër
  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 7 Nentor Sinjale shprese për familjen e Afrim Vërçës, i cili është deklaruar si i zhdukur që prej nëntorit të vitit 2017. 40-vjeçari Afrim Vërça është zhdukur në Greqi në nëntor të vitit 2017. Ai u largua nga shtëpia e tij pas një debati me kunatin e tij Edisonin.

Në studion e emisionit Pa gjurmë, vëllai i tij, Agimi, tha se Afrimi nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se gjithçka ka nisur pas sherrit me Edisonin. Por ditën e sotme, gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se ka informacion se Afrim Vërça ndodhet në qytetin e Shkodrës.

Stafi i Pa gjurmë në bashkëpunim me policinë e Shtetit do të verifikojë këto informacione për të shfrytëzuar çdo mundësi për gjetjen e Vërçës dhe kthimin e tij pranë familjes.
Recommended