Ora News - Ngushtohen rrugët, korsitë e biçikletave rëndojnë trafikun

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtimi i korsive të reja të biçikletave ka krijuar kaos në kryeqytet. Drejtuesit e mjeteve ankohen për ngushtimin e rrugëve dhe ngarkesën në trafik, ndërsa qytetarët kërkojnë krijimin e korsive për autoambulancat.

Në rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit që më parë shërbenin vetëm për qarkullimin e automjeteve, Bashkia Tiranë u ka dhënë akses dhe çiklistëve duke krijuar korsi të dedikuara për ta.

Ndërtimi i tyre përveçse i shërben një pakice qytetarësh, për të tjerët ka krijuar kaos.

Drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimin se rrugët janë ngushtuar dhe për pasojë kanë sjellë trafik të rënduar.

"Trafiku i madh nga mëngjesi deri në darkë.Të paktën nuk ishin ato, ishin dy korsi makinash. Dy uleshin, një ngjitej. Tani shikoje vet. Kam 20 minuta nga qendra dhe këtu".

" Të kalojë një autobus që ka stacionin, ne makinat e vogla nuk kalojmë dot".

" Ka një çikë kaos".

" Pak e ngushton trafikun, por edhe ato duhen. Shenjë qytetërimi".

Të revoltuar shprehen edhe qytetarët, të cilët thonë se primare dhe emergjente për Tiranën është ndërtimi i një korsie të posaçme për autoambulancat.

" Nuk është aq fluks i madh për biçikleta për të bërë korsi. Sidomos Rruga e Dibrës që shkon tek spitali, duhet të kishte një korsi vetëm për urgjencën".

" Është e tmerrshme, kur dalim tek kryqëzimi, do zbresim, duhet të shohësh dhe biçikletën se po vjen dhe makinën ".

Në korsitë e sapo krijuara, si ato në rrugën "Qemal Stafa", shqetësim përbën aroma e bojës me të cilën është lyer korsia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngushtohen-rruget-korsite-e-bicikletave-rendojne-trafikun

Recommended