Report Tv - Berat, e braktis i vëllai, 63-vjeçari i paralizuar jeton mes skamjes

  • 6 years ago
Yzedin Tare, një 63-vjeçar nga fshati Starovë në rrethin e Beratit bën apel për ndihmë,pasi jeton në kushte të mjerueshme dhe pa asnjë mundësi ekonomike për t'u ushqyer. Ai është invalid nga duart e këmbët deri para 3-vitesh endej rrugëve të fshatit duke lypur për të ngrënë e duke fjetur jashtë,prej një viti ai është strehuar nga banorët e fshatit në një barakë. Baraka nuk ka asgjë,përveçse një krevati ku ai fle.

63 vjeçari Tare merr një pension invaliditeti prej 6 mijë e 700 lekë, por ato nuk i mjaftojnë as për ilaçet që i nevojiten për të pushuar dhimbjet.

Ai shprehet se pas vdekjes së nënës dhe babait,vëllai e dëboi nga shtëpia dhe për vite me radhë flinte rrugëve të fshatit.

Kadri Plaku, është një prej shumë banorëve të fshatit Starovë që e ndihmon Yzedinin me ushqim e veshmbathje. Ai shprehet se gjendja e tij është shumë e rëndë dhe e mjerueshme pasi ai është i pamundur fizikish për të krye punë.

Recommended