Grekët informohen për Kaçifan, duan kryerjen e ceremonisë mortore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Oficerë të policisë greke janë informuar në Tiranë ditën e premte prej homologëve të tyre shqiptarë mbi informacione të rëndësishme të operacionit që çoi në vdekjen e Kostandinos Kaçifas. Sipas raportimit të agjencisë greke të lajmeve AMNA, e cila I referohet burimeve diplomatike të vendit fqinj, pala greke është në pritje të raportit nga prokuroria e krimeve të rënda, që do të duhet të përmbajë edhe provat përkatëse. Duke iu referua sërish burimeve diplomatike, agjencia thekson se ?Greqia e konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, ?kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar?. Ditën e premte në prokurorinë e krimeve të rënda ka dëshmuar babai viktimës , ndërkohë në ditët në vijim prokuroria do të thëërasë dhe familjuarë të tjerë për t?u marrw nw pyetje në lidhjen me çështjen.
Recommended