Ora News - Kunati i Kacifas kërkon ndërhyrjen e Ramës dhe Tsipras për marrjen e trupit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kunati i Kostandin Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA ka dhënë një deklaratë për mediat. Vangelis Sekellarakis ka deklaruar se kërkon ndërhyrjen e kryeministrit Rama dhe Tsipras për të marrë trupin e 35-vjeçarit.

"Problemi është se çështja ka ngecur për një arsye që ne nuk e dimë. Ne duam thjesht një arsye humane, të marim trupin e Kostandinit dhe ta varrosim. Me këtë rast përderisa egziston kjo pengesë, i drejtohem kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij grek Tsipras të merren vesh dhe vetëm ata mund të na ndihmojnë se për një arsye nuk komunikojnë dhe kam përshtypjen se i këshillojnë gabim. Ndoshta egzistojnë dhe probleme të tjera, por dua qe keta dy kryeministra, të cilët janë të rinj të tregojnë, dua që të mos i tejkalojnë popoujt e tyre", tha për gazetarët kunati i Kacifas.

Po ashtu, sot për gati dy orë me rradhë, në prani edhe të dy avokatëve, një shqiptar dhe tjetri grek, Jani Kaçifa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me varsjen e të birit nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur të shqyrtojë filmimet e RENEA-s gjatë aksionit në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas.

Burime të Ora News shprehen se në pamje tregohet qartë momenti kur të riut i është bërë thirrje që të dorëzohet, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme. Madje mësohet se negociatorët i janë afruar Kacifas duke i kërkuar që të dorëzohej, por shqiptaro-greku jo vetëm ka refezuar por edhe ka rrezikuar jetën e efektivëve të RENEA-s duke qëlluar mbi ta me kallashnikov.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kunati-i-kacifas-kerkon-nderhyrjen-e-rames-dhe-tsipras-marrjen-e-trupit

Recommended