"Ju flet Moska": Arsyet e duelit të presidentit me gjeneralin Sandër Lleshit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mos dekretimi ende nga ana e presidentit Meta i ministrit të ri të Brendshëm të emëruar nga kryeministri Rama ishte në qendër të analizës së Kastriot Myftarajt në emisionin "Ju flet Moska". Myftaraj solli shembullin e vetë Presidentit, i cili në kohën e zgjedhjeve edhe pse u votua President bënte fushatë për LSI.

Myftaraj: Ka një përplasje të qartë mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama për shkak të ministrit të emëruar të ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshit. Presidenti ende nuk është shprehur me dekret, ka thënë se do të shprehet nesër paradite.

Në këtë histori ka diçka të çuditshme, sepse çështjet ku kapet Presidenti i Republikës janë të interpretueshme dhe duket sikur nuk përbëjnë arsyen e vërtetë, për të cilën presidenti po e bllokon emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Them kështu sepse Presidenti i ka kërkuar ministrisë së Mbrojtjes një sqarim, mbi atë nëse kandidati për ministër i Punëve të Brendshme është ushtruesi i ndonjë detyre tjetër shtetërore. Presidenti nuk e ka specifikuar për çfarë e ka fjalën në këtë kërkesë. Dihet se gjeneral Sandër Lleshi ka pasur një problem me paraardhësin e zotit Meta. Është liruar nga detyra si gjeneral, ka bërë një gjyq, ka marrë të drejtën të rimbursojë pagat e prapambetura.

Por kjo nuk do të thotë se ai është në shërbim aktiv. Në çdo rast, në mos në lirim është në rezervë. Tani çështja është se edhe sikur, siç thotë Presidenti ky zotëri, Sandër Lleshi të jetë në ndonjë detyrë që është e pajtueshme me detyrën e këshilltarit të kryeministrit, por e papajtueshme me detyrën e ministrit. Pyetja është cilat janë motivat e vërteta të Presidentit, se nuk janë ato të dukshme. Presidenti Meta përgjithësisht edhe pas ndarjes së LSI nga PS në 2017 nuk është se ka krijuar probleme për ish-aleatin e vet, sa i përket dekretimit të ministrave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-arsyet-e-duelit-te-presidentit-me-gjeneralin-sander-lleshit

Recommended