Hakeroi 3 mijë adresa në rrjetet sociale, në kompjuterin e 20-vjeçarit gjenden fotografi intime

  • 5 years ago
Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pas një hetimi 6-mujor për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike. Report Tv raporton së bëhet fjalë për Arben Bozhiqi, lindur në Pajovë-Peqin, banues në Laprakë të Tiranës.

Bozhiqi dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Gjatë kontrollit të banesës, 20-vjeçarit i është sekuestruar një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular. Këto pajisje pasi u këqyrën, rezultonin se përmbanin të dhëna të rëndësishme me interes për hetimin.

Saktësisht Buzhiqit i janë gjetur; 11 profile të rrjetit social ?Facebook? me të dhëna të rreme, të cilat përmbanin foto intime të disa vajzave që mendohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar; mbi 1200 adresa të ndryshme të postës elektronike (e-mail, hotmail, yahoo, live etj.) ; mbi 400 passworde të adresave të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm; Mbi 50 link-e (adresa) të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme kohore për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike dhe rrjeteve sociale.

Recommended