Ora News - Deputeti gjerman për Xhafaj: Akuzat ndaj tij po bëheshin të papranueshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Raportuesi gjerman për Shqipërinë, Thorsten Frei, deklaroi të enjten se Gjermania pret më shumë rezultate nga lufta kundër krimit të organizuar, tani që ish-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është larguar.
Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve "Deutsche Welle" , ligjvënësi gjerman deklaroi se pretendimet ndaj ish-Ministrit dhe vëllait tij për përfshirje në aktivitete të jashtëligjshme ishin të papranueshme në Gjermani.

Thorsten Frei: Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.
Deputeti i Bundestagut thekson për "Deutsche Welle" se qeveria duhet të shtojë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar.
Thorsten Frei: Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Jam optimist i rezervuar se dorëheqja e Xhafajt, për vendin, do të jetë një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.

Ndërkohë, "Deutsche Welle" shkruan se pasardhësi i Xhafaj, Sandër Lleshi, përveç pastërtisë së emrit, ka përparësi edhe eksperiencën perëndimore dhe drejtimin e një përfaqësie diplomatike në Gjermani disa vite më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deputeti-gjerman-xhafaj-akuzat-ndaj-tij-po-beheshin-te-papranueshme

Recommended