Ora News - Prof. Krisafi: Dy arsye pse Greqia nuk shfuqizon ligjin e luftës me Shqipërinë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, tha në studion e "Arena" në Ora News, thotë se nuk ka sens juridik të negociosh me palën greke marrëveshjen për detin për sa kohë që pala greke nuk ka shfuqizuar ligjin e luftës.

Pjesë nga biseda:

Krisafi: Nuk ka asnjë motiv as juridik dhe faktit që të shpallej ligji i luftës. Është një realitet që ka intoksikuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Dy shtete që janë në gjendje luftë nuk mund të kenë marrëdhënie diplomatike, nuk mund të kenë marrëveshje, nuk mund të kenë lëvizje të njerëzve. Gjërat rrodhën dhe ca gjëra u shëruan pak nga pak.

Hila: A ka sens juridik që ne po bëjmë një marrëveshje në ligjin e luftës?

Krisafi: Nuk ka sens juridik. Po bëjmë një marrëveshje bazuar mbi traktatin e miqësisë midis dy vendeve. Njëra është çështja pronave.

Xhufi: Bëhet fjalë për pronat e çamëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prof-krisafi-dy-arsye-pse-greqia-nuk-shfuqizon-ligjin-e-luftes-me-shqiperine
Recommended