Kryeministria nuk pret betimin e ministrit të ri, fshin Xhafën, deputeti i PD: Ky është skandal

  • 6 years ago
Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm dhe emërimin në vendin e tij të këshilltarit për sigurinë, Sandër Lleshi.

Propozimi për lëvizjet në kabinet pritet që të kalojë nesër në Kuvend, ndërsa më pas ministri ri të bëjë betimin në Presidencë për të marrë zyrtarisht detyrën.

Por Kryeministria nuk ka pritur procedurat duke e hequr foton e Fatmir Xhafës nga kabineti në faqen zyrtare. Vendi i tij është bosh. Ndërsa në faqen e Ministrisë së Brendshme fotoja e Xhafës është akoma.

I ftuar në studion e Repolitix, deputeti i PD, Nard Ndoka e ka cilësuar si skandal thyerjen e protokollit. ?Ngjarje e pakëndshme, thyhet protokolli i shtetit, rregulli elementar.

Ministri fillon detyrën kur e voton parlamenti dhe pas betimit te Presidenti. Sot është Xhafaj ministër i Brendshëm. Ky është një skandal qeveritar? tha Ndoka.

Recommended