Ora News - Veliaj: Fusha sportive e Laprakës do t'u mbetet banorëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fusha e futbollit në Laprakë do të mbetet hapësirë sportive për banorët, edhe pse administrata e shkuar e Bashkisë së Tiranës kishte plane të tjera për të.

Nga shkolla ?Aleks Buda?, ku prezantoi buxhetin e vitit 2019 për Njësinë 11, kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi qytetarët se ajo hapësirë do të mbetet siç është dhe se Bashkia e Tiranës do të shpronësojë pronarët, të cilët kanë fituar të drejtën e pronës mbi fushën.

Veliaj: ?E paimagjinueshme çfarë pafytyrësie kanë ata që menaxhuan për kater vite Laprakën dhe Tiranën, që menaxhuan gjykatat, që e falën tokën në gjykatë dhe sot bëjnë sikur përvëlohen për qytetarët, ndërkohë që i kishin bërë planet dhe fituar gjyqet, siç u donte qejfi. Lajmi i mirë për qytetin, për Laprakën, dhe lajmi i keq për gjumin, kunatin dhe dhëndrin, është se fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës, do t?i ngelet publikut të Laprakës dhe do të kemi terrenin sportiv, që gjithmonë e kemi pasur mes nesh, por që me letra dhe me plan urbanistik, u deformua. Kam një pyetje: Si do të kthehen ata në Laprakë, pasi e kishin Laprakën, e kishin fushën dhe e çuan për pallate, pasi e kishin këtë komunitet për t?i bërë gjitha këto punë dhe nuk vijnë as në mbledhjet e Këshillit Bashkiak??

Veliaj tha se falë vettingut në drejtësi, jo vetëm qytetarët, por edhe Bashkia e Tiranës, po fiton në favor të interesit publik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-fusha-sportive-e-laprakes-do-tu-mbetet-banoreve

Recommended