Ora News - Presidenti po merr informacion nga organet ligjzbatuese për Sandër Lleshin
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e premte është fundi i afatit kushtetues kur presidenti i republikës duhet të shprehet për propozimin e kryeministrit Edi Rama, për Sandër Lleshin si ministër i Ri i Punëve të Brendshme.

Ora News u interesua pranë institucionit të presidentit, ku zyrtarisht iu tha se vendimi do të jetë brenda kornizës kushtetuese.

Ndërkohë jo zyrtarisht u mësua se presidenti, para se të vendosë miratimin ose jo të Sandër Lleshit, ka kërkuar informacion në të gjithe institucionet ligjzbatuese, mbi figuren e tij. Kjo është një procedurë që presidenti ndjek për çdo emër, para dekretimit, por të njëjta burime saktësuan se në këtë rast është kërkuar informacion specifik pranë shërbimit Informativ Ushtarak, kryesisht për ngjarjen e 21 janarit 2011. Në atë kohë Lleshi, ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërsa u akuzua nga poltika se ka qënë iniciator i një palani te ushtrise per shpalljen e shtetrrethimit në vend, e kjo u konsiderua si puç institucional nga Sali Berisha që mbate detyrën e kryeministrit.

Sandërr Lleshi është ministri Brendshëm i 88, në historinë e republikës së Shqipërisë, ndërsa koha tregon për një institucion të paqëndrueshëm ndër vite përball sulmeve dhe keqpërdorimeve politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/presidenti-po-merr-informacion-nga-organet-ligjzbatuese-sander-lleshin
Recommended