Ekskluzive në "360 Gradë", gazetari Kalidha: Ja me kë bashkëpunoi Kaçifa

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë ekskluzive për emisioni "360 Gradë", gazetari Vasil Kalidha, thotë se Kostandin Kaçifa ishte ngarkuar për të shpalosur një flamur të madh grek në Bularat.

Ai nuk ka vepruar vetëm por së bashku me dy persona të tjerë nga një organizatë politike nga Athina.

Vasil Kalidha: Prefekti i Gjirokastrës ka ardhur para disa ditësh në bashkinë e Dropullit dhe ka komunikuar një urdhër: Të zbritet flamuri që është në majë të malit.Këtë komunikim prefekti ua la me shkrim titullarëve të Bashkisë, të cilët me sa zëra qarkullojnë komunikuan me fshatin Bularat dhe sipas zërave këta të dy që përmenda nga Bularati morën përsipër që të lërë flamurin lart se nuk bëhet gjë.

Kjo bie ndesh me gjërat që thuhen, nëse është dhënë një urdhër dhe nuk është zbatuar atëherë të gjendet përgjegjësit pse nuk u zbatuan. Pse të vritet një njeri përderisa nuk kishte lidhje të hipte dhe të zbriste flamurin?

I ndjeri Kaçifa është viktimë e këtyre njerëzve që morën përsipër të mos ulin flamurin, thanë lëreni flamurin atje. Vrasin një njeri për një flamur që as nuk u shpalos dhe as u palos. Janë të njëjtët persona që organizojnë mitingje që nga Himara, që kur u dënuan pesë himariotë për flamurin grek që u ngrit atje njëherë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-ne-360-grade-gazetari-kalidha-ja-me-ke-bashkepunoi-kacifa

Recommended