Report TV - Ademi: Akuzat e Rames për mosbashkëpunim mashtrim i radhes, më ka çuar email falenderues

  • 6 years ago
SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e ka cilësuar mashtrim deklaratën ekryeministrit Edi Rama për mungesën bashkëpunimit në platformën e bashkëqeverisjes.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit duke iu referuar edhe nje emaili të mbërritur pikërisht nga kjo platformë ku vlerëson Bashkinë Shkodër për bashkëpunim.

Bashkëpunimi është një detyrim. Lidhur me deklaratën e tij, është mashtrimi i radhës. Unë do të jem konkrete dhe do t?ju lexoj emailin që më kanë dërguar më 20 qershor 2018. Ne punojmë dhe i përgjigjemi me korrektësi ankesave të qytetarëve.  

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër
Nga ana tjetër, Ademi i kujtoi Ramës projektet që janë mbi tryezën e kryeministrit siç është çështja e dëmshpërblimit për banorët e prekur nga ndërtimi i bypassit si dhe dëmshpërblimin e përmbytjeve.

Recommended