Me shpejtësi 190km/h si në pistë garimi, shkeljet që ‘zbehin’ argëtimin e fundjavës në Tiranë

  • 6 years ago
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar edhe përgjatë kësaj fundjave kontrollet në rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga kontrollet e kryera, poliica njofton se janë arrestuar në total 13 shtetas, si edhe janë pezulluar dhjetëra leje drejtimi. Nuk kanë munguar procedimet administrative edhe për mungesën e dokumentacionit.

Njoftimi i plotë i policisë së Shtetit.

Shpejtesia mbi normat e lejuara qe varionte deri ne 190 km/h, Gara te rrezikshme ne rruge dhe Alkool gjate drejtimit te automjetit qe varionte deri ne 1.14 mg/l, ishin shkeljet te cilat ?zbehen? argetimin edhe kete fundjave.

Per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin, keto shkelje ishin ne Policise Rrugore te Tiranes, pergjate oreve te vona te se Premtes deri ne oret e para te mengjesit te se Shtunes, si dhe gjate oreve te mbremjes se djeshme e deri ne oren 05.00 te mengjezit te sotem.

Nga kontrollet e alternuara si ne zonat urbane dhe ato interurbane te Kryeqytetit jane konstatuar dhe

? Arrestuar ne kushtet e flagrances 13 persona, nga te cilet 12 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

? Pezulluar 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.

? Pezulluar 32 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara.

Recommended