Shkodër, ikin dritat në Teatrin 'Migjeni', skena në terr gjatë premierës

  • 6 years ago
SHKODER - Në premierën e festivalit të muzikës popullore qytetare "Lulebore" në Teatrin "Migjeni" në Shkodër kanë ikur dritat.

Report Tv raporton se salla e mbushur plot me njerëz ka ngelur në errësirë, ndërsa moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj mësohet se i ka thurur parodi qeverisë për shkak të këtij episodi.

Mësohet se edhe në qendër të qytetit, ku po ndaheshin diplomat e studentëve të ekonomikut, ka pasur shkëputje të energjisë elektrike.

Recommended